MILANI KËRKON TI RRËMBEJË REALIT DIEGO LOPEZIN
Barcelona nuk ia del që të shpëtojë Suarez nga dënimi që mori pas kafshimit të Kielinit edhe pas një super lobimi që preku të gjitha nivelet. Komisioni i Disiplinës konfirmoi 8 ndeshjet pezullim. Tolerancë zero ndaj Luis Suarez.

FIFA nuk tregon aspak mëshirë ndaj uruguaianit për kafshimin, ndonëse vetë italiani ka deklaruar herë pas here se penalizimi i Suarez është paksa i ekzagjeruar. Në një kohë kur presioni në çdo formë ndaj qeverisë së futbollit nuk ka munguar. Sulmuesi u ndëshkua me 9 ndeshje, por një prej tyre e kaloi në stol, kur Botërori i Brazilit nuk kishte përfunduar ende. Luis Suarez duhet të qëndrojë jashtë çdo aktiviteti futbollistik për 4 muaj rresht. Barcelona duhet të presë ende edhe disa muaj, për ta parë blerjen më të bujshme në debutim me ngjyrat blaugrana. Gjithsesi më 8 Gusht pritet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, i cili mund të marrë në konsideratë edhe deklaratat e mbrojtësit Italian si edhe faljen publike të Suarez.

Milani është në kërkim të një portieri dhe duket se do të përfitojë nga situata që është krijuar tek Reali i Madridit. Iker Casillas do e nisë sezonin si titullar sipas trajnerit Carlo Ancelotti, ndërsa klubi madrilen prezantoi të martën edhe portierin Keylor Navas, i cili nuk ka ardhur për të qëndruar në tribunë. Pra, vendi në tribunë duket se i përket Diego Lopezit, i cili duke parë këtë situatë ka vendosur të largohet. Destinacioni më i mundshëm është Milani sipas mediave sportive italiane. Kuqezinjtë kanë 3 portierë në skuadër: veteranin Abbiati, të riun Gabriel dhe të porsaardhurin Agazzi. Trajneri Filippo Inzaghi ka kërkuar një portier pasi asnjë prej portierëve që ka në dispozicion nuk e ka bindur në ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani.

 

 

 

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/w8Tl55D3cUo?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakASNJË I PREKUR ME EBOLA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërGJENDJA EKONOMIKE, SHKAK PËR DHUNËN NË FAMILJE