Infrastruktura e dobët në rrugët e fshatit Bardhaj të njësisë Rrethina është kthyer në problemet më të mëdha kohët e fundit.

Institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar aspak vëmendje mirëmbatjes së rrugës që bën lidhje me periferinë e fshatit duke bërë që shtresat e asfaltit të shturuar vitet e fundit të pësojë dëmtime të vazhdueshme.

Kryesisht, dëmtime kanë pësuar 50 metrat e parë të kësaj rruge, ku më prezente janë gropat e mëdha të krijuara si shkak i punimeve jocilësore që janë bërë gjatë ndërtimit të rrugës. Banorët e fshatit Bardhaj thonë se për të ndalur shkatërrimin e kësaj rruge, ato kanë mbushur gropat me dhe disa herë gjatë vitit.

Krijimi i një projekti afatgjatë për mirëmbajtjen e rrugëve të fshati Bardhaj cilësohet si domosdoshmëri dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar rrugën nga shkatërrimi.

Ndërkohë që institucionet përgjegjëse akoma nuk kanë marrë masa për rishikimin dhe vlerësimin e kësaj situate aspak të favorshme për banorët e fshatit Bardhaj.