Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një postimi në Facebook ka publikuar një mesazh të një polici në qytetin e Shkodrës i cili shkruan se pas humbjes së jetës nga COVID-19 të efektivit të policisë nga Shkodra, është  karantinuar dhe se janë dhe 20 policë të tjerë të cilëve nuk po ju bëhen tamponët.

Ish-deputeti Spahia akuzon qeverinë Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për keqmenaxhimin e situatës dhe duke thënë se dështimi i tyre po kushton jetë.

POSTIMI I PLOTË

Denoncimi paraqet situaten skandaloze qe e kemi denoncuar edhe me pare ne Shkoder, tamponet me racion ose mungesen e tyre. Nje punonjes i qarkullimit rrugor humbi jeten dhe kolegeve te tij nuk u behet testi! Ngushellime familjes dhe sherim te shpejte punonjesve te tjere te rendit. As per kategorite e linjes se pare nuk pyetet si personel shendetesor e uniformat blu? Zoti kryeminister e zonja ministre e shendetesise, si mund te qendroni akoma ne detyre e kaq indiferente? A e shikoni se deshtimi juaj po kushton jete, ndersa dukshem nuk ka as pergatitje e as masa per te shmangur kete kolaps! Zoti minister i rendit! Jane punonjesit tuaj keta qe po vdesin e jane lene ne meshire te fatit ne Shkoder!! Si mund te heshtni keshtu? Cfare soji jeni qe keni kurajon qe heshtni me nje situate te tille?