Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka qenë në spital ku ka parë nga afër protestuesit e plagosur gjatë protestës së djeshme të opozitës.

Në pamje shihet një protestues me hematoma të shumta në trup, në bark, në shpinë ndërsa Spahia, mjek me profesion iu kërkon informacion për gjendjen e tyre.

Protestuesi, një 26-vjeçar është i arrestuar nga policia, teksa dhe në spital është më pranga i lidhur pas krevatit.

Dhunë e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer në vegël qorre të një regjimi kriminal të shkërmoqur de facto tashmë.

Ky është Armando Gecaj, 26 vjeç, i lidhur me pranga, ndërsa ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerëzve të veshur me uniformë që zbatojnë urdhra partiak të eprorëve të tyre të inkriminuar deri në fyt, Lleshi e Rama, shkruan Spahia…