Banorët e fshatit Bardhanjor në njësinë administrative Rrethina kanë një kërkesë që nxënësve të zonës ti vihet në dispozicion një linjë për transportin e tyre sepse një pjesë e madhe mësojnë në gjimnazet e Shkodrës.

Duke qenë në një distancë prej 3 km me Shkodrës disa prej nxënësve detyrohen që të udhëtojnë me mjete të rastit.

Nëpërmjet një vendimi të marrë në 27 shtator 2015, qeveria aktuale vendosi të marrë përsipër kostot e transportit të punonjësve të institucioneve arsimore, të cilët punojnë jashtë qendrave urbane.

Nga ky vendim përfitonin mësues si dhe nxënës që ndjekin institucionet arsimore publike të arsimit bazë ose kopshtet publike, që udhëtojnë nga vendbanimi i përhershëm në një vendbanim tjetër mbi 2 kilometra larg institucioneve arsimore publike më të afërta.

Artikulli paraprakURDHËRI I INFERMIERIT ZHVILLON FUSHATËN ZGJEDHORE
Artikulli tjetërITALI, MOTI I KEQ SHKAKTON 10 VIKTIMA