Faza e parë e segmentit rrugor Bardhaj-Qafë Rrenc në njësinë administrative Rrethina është drejt përfundimit , ndonëse puna ka pak ditë që ka nisur.

Ky aks i cili ndodhej në një gjendje të vështirë i është nënshtruar rikonstruksionit ku për fazën e parë është parashikuar përfundimi i 820 metër rrugë.

Afati i punimeve është 60 ditë ndërsa vlera e objektit arrin rreth 300 milion lekë financuar nga Qarku dhe bashkia e Shkodrës.

Banorët janë të kënaqur me punimet që po bën firma kontraktore e cila po punon me hapa të shypëjtë për të kapur afatet

Në këtë rrugë është parashikuar ndërtimi i trotuarit me gjërësi 2 metër e 10 cm i cili do të shërbejë për lëvizjen e këmbësorëve, po ashtu edhe ndricim rrugor.

Njëkohësisht është duke u punuar edhe në pastrimin e kanalit kullues e atij vaditës. Pasi është kryer nivelimi me cakull pritet që të vazhdojë shtrimi me stabilizant e pas kësaj të realizohet dora e fundit e shtrimit me asfalt.

Sistemimi dhe asfaltimi që konsisiton në fazën e dytë që është edhe përfundimtarja, do të kryhet nga Kryqëzimi i Shkollës 9-vjecare Bardhaj deri në Rrenc.

Shtrimi i 4.8 km rrugë që lidhin zonën Bardhaj me Rrencin do të shkurtojnë kohën me qytetin po ashtu edhe më njësisë Gur i Zi.