4.8 km rrugë i është premtuar nga ana e pushtetit vendor banorëve të fshatit Bardhaj për shtrimin me asfalt të aksit Bardhaj-Qafë Rrenc.

Faza e parë e rikonstrussionit preh dy ditësh ka përfunduar ku është përfshirë loti i parë me gjatësi 1 km e 200 metër sipas projektit të parashikuar.

Sa i takon punës që është kryer ajo është bërë me standarte shprehen banorët të cilët nga ana tjetër denoncojnë faktin se është përfunduar shtrimi i 700 metrave rrugë nga 1200 që është në projekt.

Kjo në fakt të lë një hije dyshimi se shkak është bërë mungesa e fondeve apo e vullnetit për të punuar në një kohë kur makineritë tashmë janë larguar nga zona në fjalë.

Në segmentin Bardhaj-Qafë Rrenc ka përfunduar loti i parë me gjatësi 700 metra, në një kohë rruga në 500 metrat e tjera ndodhet në mëshirë të fatit.

Banorëvë i është premtuar në fakt nga qarku dhe bashkia e shkodrës se 4.8 km rrugë që lidh Bardhajt me Rrencin deri vitin tjetër do të jetë e përfunduar.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË NJË KOLEGJ NË KRIME, 10 TË VRARË E MBI 50 TË PLAGOSUR, DYSHOHET SE ËSHTË SULM TERRORIST
Artikulli tjetërSPITALI I LEZHËS PA MAMOGRAFI PËR 20 MIJË EURO