Vetëm pak minuta larg qytetit të Shkodrës, megjithatë vuajnë për investime në energjitikë. Po flasim për dhjetëra banorë të fshatit Bardhaj të njësisë administrative Rrethina, të cilët jetojnë çdo ditë me rrezikun.

Dhjetëra shtylla nëpër zonat e banuara rrezikojnë të rrëzohen nga momenti në moment. Bëhet fjalë për shtylla druri të amortizuara, të cilat janë vendosur prej shumë vitesh.

Banorët shprehet se janë të frikësuar dhe se kanë frikë për jetët e tyre.

Përgjatë viteve askush nuk është interesuar për të zgjidhur problemin e tyre. Ndërsa nga politika ka patur vetëm premtime boshe. Ata vijojnë të jetojnë me rrezikun e tyre në prag të shtëpive.

 

Artikulli paraprakMESI: 15% MË SHUMË TURISTË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërRRAGAM, IZOLOHEN 11 FAMILJE NGA RRUGA