Një bari nga Vlora 56 vjeç nga Kuçi ka përfunduar në spitalin e Vlorës në orën 3:47 i plagosur me çifte.

I.D. ka deklaruar se është plagosur vetë me çifte pasi kishte pirë alkol. Megjithatë Policia është duke e hetuar ngjarjen për zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 2.10.2018, në orën 3:47, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur i plagosur me armë gjahu shtetasi I.D, 56 vjeç, banues në fshatin Kuç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vëtëplagosur me armë gjahu (çifte) në stanin e tij në fshatin Kuç, pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.