Policia ka zbuluar vrasjen e bariut 69-vjeçar Tahir Bajraktari në fshatin Doberdol të Tropojës, mbrëmjen e së martës.

Bariu është vrarë nga një person në shtëpinë e vet dhe jo vetëvrarë siç u dyshua në fillim dhe vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. I dyshuar është N.L. 54 vjeç me banim në Tiranë dhe Policia e qarkut Kukës është në kërkim të tij për vrasjen.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje

Artikulli paraprakVDEKJA E 24 VJEÇARIT, ARRESTOHET ADMINISTRATORI I FIRMËS DHE DY TË TJERË
Artikulli tjetërDY BURRA BIEN NGA PEMA, NJËRI NDËRRON JETË, TJETRI PËRFUNDON NË SPITAL