Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi pasditen e së martës se aksioni i IKMT-së në Jalë është “grabitje e pronës”.

“Prania policore dhe dhuna në Jalë u bënë për të grabitur tokat. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët e Jalës”, tha Basha.

“Rama dhe Xhafaj kanë hedhur policinë në sulm për të mbrojtur kriminelët. Sot në Shqipëri janë të sigurtë vetëm kriminelët”, shtoi kreu i PD-së.

Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat ka reaguar ashpër duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për aksionin e IKMT sot në Jalë për shembjen e 9 lokaleve dhe hoteleve pa leje, të përjashtuara nga procesi i legalizimit.

Banorët u përplasën me policinë, duke pretenduar se nuk kishin pasur njoftim dhe se i kishin dokumentet të rregullta dhe 7 prej tyre u shoqëruan, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy deputetë të opozitës.  Lideri i PD akuzoi se Rama po tenton që të grabisë tokat në bregdet me qëllim që t’ua japë miqve të tij, ndërsa nga aksioni i sotëm përjashtoi kompleksin e Alban Xhillarit, që sipas Bashës është donator i kryeministrit.

 

Kryedemokrati tha se në krye të aksionit të IKMT, ishte Fatmir Meta, që sipas Bashës kërcënoi deputetit e opozitës Shehaj, ndërsa do të kallëzohet penalisht në prokurori. Basha u shpreh se Meta, është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në 1998 dhe ‘Me makinën e tij udhëtoi në Tiranë banda që ekzekutoi Azem Hajdarin.

Po atë natë banda u kthye në Tropojë pa u ndaluar nga askush’. Në fund të konferencës, Basha paralajmëroi Ramën se nëse do iu preket edhe një fije floku opozitarëve do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij.

Prania policore në Jalë ka qëllim grabitjen e trojeve. Ndërhyrja ka qenë e dhunshme dhe e paligjshme. Toka do i kalojë në pronësi ministrisë së Mbrojtjes për tu shndërruar në pasuri të miqve të Ramës. Është e njëjta skemë si me Teatrin. Ndërkohë që kompleksin e Alban Xhillarit, donatorit të Ramës që ka zaptuar bregdetin e Jalës nuk e preku. Deputetët tanë u nisën menjëherë pasi shpërtheu konflikti dhe dhunimit të banorëve.

Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë dhe me deputetët e opozitës. Kryeinspektori Fatmir Meta kërcënoi deputetin Shehaj, ndërkohë që ishte në detyrën e tij.  Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët. Me makinën e tij udhëtoi në Tiranë banda që ekzekutoi Azem Hajdarin. Po atë natë banda u kthye në Tropojë pa u ndaluar nga askush. Asokohe së bashku me bandat u vranë 86 qytetarë, njëri prej të cilëve oficeri i policisë.

Meta u vendos në krye të komisariatit si shpërblim me bandën e Zani Caushit. Ndërsa tani bashkëpunëtori në vrasjen e Hajdarit i shërben bandës së Ramës dhe Xhafajt. PD do të depozitojë sot padinë për banditin, rrota e drejtësisë do ta kapë për bishti, ndërsa Ramës po i jap këtë paralajmërim; nëse i preket një fije floku cdo opozitari nga banditi jot, përgjegjësinë do ta mbash ti në kokën tënde.

 

 

 

 

Objektet e prishura nga IKMT sot në Jalë janë kryesisht biznese në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve. Inspektorati sqaroi se këto biznese janë njoftuar që prej 15 korrikut për prishjen, dhe iu është bërë thirrje të largoheshin pasi këto objekte nuk mund të legalizohen pasi ndërtimet janë bërë në tokën e ushtrisë. Pronarët e bizneseve kundërshtuan prishjen e ndërtesave të tyre, ata thanë se nuk janë njoftuar për këtë aksion. Disa prej tyre u përplasen me policinë. Policia shoqëroi në Komisariat 7 nga pronarët që kundërshtuan ndërhyrjen e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.

 

 

Artikulli paraprakGRABITEN ME ARME KLANDESTINET PAKISTANEZE,ARRESTOHET NJE PREJ AUTOREVE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LLOGARA, DEL NGA RRUGA AUTOBUSI ME 50 TURISTË ÇEKË