KREU I PD-së: NUK KA NJË REFORMË NË SEKTORIN ENERGJITIK.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim përfaqësuesit e FMN, z.Nadeem Ilahi dhe z.Jens Reinke, me të cilët ndau shqetësimin mbi situatën e sektorit energjetik në vend, ku dënoi aksionet selektive të qeverisë dhe faktin se Kryeministri

kërcënon e ndëshkon qytetarët që s’kanë mundësi financiare, në vend se t’u japë atyre mundësi për të bërë shlyerjen e detyrimeve.Basha tha se nuk ka një reforme në sektorin energjetik, por thjesht një masë shtrënguese në kurriz të shqiptarëve, duke rritur cmimin e energjisë, duke ua ndërprerë energjinë atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë, pasi janë pa punë dhe në mjerim ekonomik.Kryetari i Partisë Demokratike gjithashtu ka shprehur shqetësimin për mungesën e transparencës që tregon qeveria në lidhje me rritjen e cmimit të energjisë.“Eshtë vetë qeveria që nuk shprehet se sa do të rritet cmimi, ndërkohë që KESH, OST dhe OSHE që janë agjensi shtetërore, kanë dërguar kërkesat për rritje cmimi. Pra, nga njëra anë qeveria kërkon rritje cmimi dhe nga ana tjetër nuk po ia thotë shqiptarëve sesa do të rritet cmimi”, u shpreh Basha.