Pas mbledhjes që opozita e bashkuar mbajti dje në Shkodër, vjen një tjetër reagimin nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’, dha mesazhin e qartë se opozita do të jetë përkrah qytetarëve.Mes të tjerash ai foli edhe për ‘çlirim’ të qeverisë nga krimi.

Kujtojmë se dje opozita bojkotoi seancën plenare, ndonëse ishte sesioni i ri parlamentar, ndërsa aleatët u mblodhën në Shkodër, si mesazh ndaj qëndrese së krimit me mbështetje të politikës.

“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!

Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi!PA KOMPROMIS!”, shkruan Basha në ‘Facebook’,

ndërsa ka postuar edhe disa foto nga mbledhja e djeshme.Po ashtu mësohet se opozita po harton një platformë për t’i dhënë fund, sipas saj, situatës me krimin në Shqipëri