Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet propozimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur mandatet e deputetëve me planin për ta çuar më tej vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ka zëra pro, ka edhe zëra kundër, megjithatë të gjithë deputetët janë kujdesur të mos dalin në mënyrë të drejtpërdrejtë në qëndrimet e tyre.
Disa deputetë si Lefter Koka, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto, Viktor Tusha, Nasip Naço, Shezai Rrokaj dhe Silva Caka janë shprehur kundër djegies së mandateve.

Deputetja e LSI-së Silva Caka në një qëndrim personal të sajin që ajo e ka shfaqur në një status në Facebook. Mandati i fituar nga populli sipas saj, duhet për të djegur qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

LSI ende nuk ka marrë vendim nëse njëjtë si Basha do t’i propojë grupit parlamentar djegien e mandateve Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ende nuk ka dalë me një qëndrim të sajin, por më herët në kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha propozonte djegien e mandateve, ajo është shfaqur kundër duke thënë se mandatet i kanë me gjak!

Artikulli paraprakSHKODËR, KAMPIONATI I SHAHUT
Artikulli tjetërSHKODËR, RRUGA NË “AJASËM” PA INVESTIME