Lulzim Basha u takua sot më përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nga ku foli sërish për krizën politike në vend, për të cilën u shpreh se mënyra e vetme për të dalë prej saj është qveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

“Vendi ndodhet në krizë të thellë, ekonomike, sociale dhe politike e cila ka shtyrë opozitën në një vendim të përprecedentë nga një parlament i cili nuk është fryt i votës së qytetarëve por bashkëpunimit me krimin.Në vlerësimin tonë kriza politike këkon qeveri tranzitore pa Ramen kryeministër dhe zgjedhje të përkohshme.

Është vetëm hapi i parë drejt një ndryshimi afatgjatë që po e mbajnë peng vendin prej disa dekadash. Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes së për t’u bashkuar në protesta, për të larguar të gjithë ata të cilët përmes bashkëpunimit me krimin e oganizuar asgjësuan votën e lirë dhe shkaktuan këtë krizë, e cila ka prodhuar emigracionin.

Ne duhet ta ndalim atë, i kemi të gjitha mundësitë për ta ndalur. Ka ardhur koha qe me rastin e kësaj krize, pavarësisht bindjeve politike, elita të japë kontributin e saj për t’i dhënë fund këtij tranzicioni, ku askush më të mos jetë në gjendje të kapë të gjitha pushtetet. Kemi një qeveri të kapur, por kjo nuk duhet të shkaktojë largimin e popullir por largimin e qeverisë. Misioni jonë është t’i japim fund përfaqësimit të interesit publik nga njerëz që shfrytëzojnë karriget”, u shpreh Basha.