Gjatë fjalës së tij para protestuesve tek Parlamenti, kreu i PD, Luzlim Basha i është përgjigjur edhe ndërkombëtareve. Basha kërkoi nga ndërkombëtarët që të mos i kërkojnë atij atë që nuk do pranojnë për popullin e tyre.

“Ligji dhe Kushtetua janë produkt i sovrantit. Dua tju them se këtu jemi bashkuar dhe ju them miqve të mi se këtu nuk ka drejtësi, nuk ka parlament.

Se ai që ju del para si kryeministër është Maduro i Ballkanit, por me një ndryshim se këtu nuk jemi në Venzuelë, sepse kjo është Shqipëria. Mos më kërkoni kurrë të pranoj për popullin tim atë që nuk do pranoni për popullin tuaj. Nuk pranoj kurrë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike.

Nuk do pranoj kapjen e pushteteve dhe zgjedhje me ndihmën e krimit. Nuk pranoj kurrë që xhepat e shqiptarëve të vidhen. Kurrë nuk do pranoj narko shtetin dhe narkoparlametin. Nuk ka më frikë në zemrat e shqiptarëve përvec frikës nga Perëndia. Hajdeni pas meje tek Selia e Kuvendit për të dorëzuar së bashku mandatet”- tha Basha.

Artikulli paraprakBASHA: PËR RAMËN DORËHEQJA VETËM FILLIMI, DO VIHET PARA DREJTËSISË
Artikulli tjetërSTAR TREND – 21.02.2019