Kreu i PD, Lulzim Basha tha se përgjegjësia e tij dhe e forcës politike që ai drejton është që të formulojë rrugët për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë e keqe kriminale, siç e quan ai.

Në një dalje për mediat pas takimit me ambasadorin Lu, Basha tha se ashtu siç u realizua dekriminalizimi do të realizohen edhe reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi. Basha: Situata ekonomike e Shqipërisë përkeqësohet dhe PD ka marrë përsipër jo vetëm misionin e përballjes më këtë të keqe, por ka marrë përsipër edhe rrugët e daljes nga kjo gjendje. Në një vend ku qëllohet disa herë në qendër të Tiranës, vriten, plagosen qyetetarë, dhe askush nuk merr përgjëegjësi. Përgjegjësia kryesore është korrupsioni qeveritar dhe drejtësia nuk vendoset. Përgjegjësia e PD është të formulojmë rrugët e daljes. Sot kemi diskutuar me ambasadorin Lu në një frymë të hapur dhe konstruktive për të gjitha problemet, reforma elektorale, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimi, i cili nga nesër duhet të jetë një realitet ligjor, është edhe reforma në drejtësi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLEZHË, PËRPLASET PËR VDEKJE DREJTUESI I BIÇIKLETËS
Artikulli tjetërPREFEKTI RADOVANI FIRMOS BUXHETIN E BASHKISË SHKODËR