Pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim sa i takon marrëveshjes për reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Në një dalje të shkurtër për mediat, Basha theksoi se është bërë progres dhe procesi është drejt dakordësisë për administrim zgjedhor.

“Është bërë progres, drejt dakordësisë për administrim zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua të siguroj shqiptarët që opozita do bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.”, tha Basha.

Artikulli paraprakAMBASADORJA KIM JEP LAJMIN: TË GJITHA PARTITË DHANË. KEMI MARRËVESHJE, MERITA TË VEÇANTA PARTISË NË PUSHTET
Artikulli tjetërSHKODER, TE SHTENA ME ARME PAS MESNATE, PLAGOSET 27 VJEÇARI