Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje ftesës së Edi Ramës për të bërë një pakt për të zgjedhur kryeprokurorin e ri të Shqipërisë.

Basha shkruan në Facebook se i vetmi pak që Shqipëria ka nevojë është shteti ligjor. Përgjigja e Lulzim Bashës për Edi Ramën: I vetmi “pakt” që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Kushtet që BE ka vendour për Shqipërinë janë të qarta: zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingu; lufta kundër drogës dhe krimit; lufta kundër korrupsionit; reforma e administratës publike; respektimi i të drejtave themelore të njeriut. Në mbështesim pa asnjë kusht përpjekjen për përmbushjen e secilit prej këtyre kritereve. 1. Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjehershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t’i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit. 2. Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës. Mbështesim pa kushte hetimin e të gjithë zyrtarëve të lidhur me krimin nga Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini tek shefat e policisë.

Mbështesim arrestimin dhe hetimin e grupeve kriminale nga Habilajt tek Balilajt. 3. Ne mbështesim pa asnjë rezervë hetimin dhe luftën kundër korrupsionit, përfshi koncesionet në shëndetësi, në inceneratorë, në PPP, e kudo. 4. Ne mbështesim pa asnjë rezervë të drejtat e qyterarëve, liritë dhe pronën e tyre kundër ndërhyrjeve arbitrare. Ne do japim kontributin tonë në Kuvend dhe në institucione për këtë gjë. Por detyra jonë është të bëjmë opozitë, çfarë është rol themelor dhe i domosdoshëm për funksionimin e demokracisë, kufizimin e pushtetit dhe mirëqeverisjen e vendit. Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet.

Artikulli paraprakDROGA DREJT ITALISË, PROKURORIA: GRUPI TRAFIKOI DHE NGA VLORA
Artikulli tjetër30 VITE BURG SERIALKILLERIT ITALIAN, VRAU NË 1997 SHQIPTAREN