Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar listën e kandidatëve për kryetar bashkie, të bërë publik nga PS. Sipas Bashës, nëse do të zbatohej ligji i dekriminalizimit, ata kandidatë nuk do të pranoheshin.

Basha: Edi Rama po mundohet t’i imponojë shqiptarëve një proces kriminal Kandidatët për kryetar bashkie përfshin nga kriminelë me dosje kriminale të cilët po të zbatohet ligji i dekriminalizimit, nuk do të pranoheshin.

Tek bandat kriminale të dosjes 339, 184, tek veglat e Ramës që kanë qenë pjesë të një sponsorizmi, te kukulla të oligarkisë. Ky është vetëm tregues i krizës së thellë që ka mbërthyer PS, të cilës i urojmë që përmes kësaj beteje të çlirohet nga krimi.

Kryetari i PD-së, Lulzim pas protestës së djeshme të opozitës  zhvilloni një bashkëbisedim me gazetarët. ”

“Mesazhin e dytë e kam për të shoqëruarit dhe të arrestuarit nga protesta e së shtunës. U them se nuk jeni vetëm, sakrifica juaj për demokraci është shënuar në kujtesën e cdo qytetari. Ju jeni të burgosur politik, cdo e drejtë e juaja do të vihet në vend.

Dhunuesit do të vendosen para përgjegjësisë duke nisur me babain e n/kryetarit të FREESH-it, mbajti në arrest 19 protestues, këtij palo gjyqtari i them se asgjë nuk do të shpëtojë” tha Basha.