Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje zëdhënëses të BE Maja Koçijançiç e cila tha se djegia e mandateve pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

Basha deklaroi se shqiptarët pengohen vetëm nga qeveria e lidhur me bandat dhe korrupsionin dhe jo opozita që denoncon. Zëdhënësja e BE Koçijançiç deklaroi se opozita duhet të jetë në Parlament por për kreun e PD Lulzim Basha rruga e vetme është rrëzimi i qeverisë.

Qeveria tranzitore që synohet nga opozita e bashkuar me djegien e mandateve objektiv ka jo vetëm largimin e kryeministrit Rama por edhe dërgimin e tij dhe të qeveritarëve të tjerë të korruptuar përpara drejtësisë deklaroi Basha.

Kreu i PD deklaratat e tij i bëri pas një takim me ish-presidentit Bujar Nishani për çështjen e mandateve.

Artikulli paraprakLEZHË, PROTESTUESIT I ZËNË “PRITË” EDI RAMËS
Artikulli tjetërAKADEMIA “SHKODRA” ANALIZË ME ITALIANËT