Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar 26-vjetorin e fitores së kësaj partie në zgjedhjet e para pluraliste të 22 marsit, 1992.

Në një postim në fb, Basha shkruan:” 22 marsi 1992: Dita e parë e lirisë!”

Nga votimi i mbajtur në 22 mars 1992, demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke shënuar kështu zgjedhjet e para pluraliste. Kjo datë historike do të shënohej si dita kur Shqipëria hodhi hapat e para drejt demokracisë.

Në zgjedhjet e para pluraliste Partia Demokratike fitoi 104 deputetë dhe Partia Socialiste 38 deputetë.

Artikulli paraprakSOT FESTA E SULLTAN NEVRUZIT, HISTORIA DHE RËNDËSIA QË KA PËR BEKTASHINJTË
Artikulli tjetërRRITET NIVELI I UJIT NË BËRDICË, EVAKUOHEN 8 FAMILJE