Kryetari i PD-së, Lulzim pas protestës së djeshme të opozitës po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët. “Dje ishte një ditë e jashtëzakonshme pa kthim.

Media ka qëndruar në të njëjtat kushte, madje më të vështira duke ecur mbrapsht për 9.5 km për të raportuar LIVE këtë ngjarje.

Që nga ardhja e Beker dhe deri te protestat e shkurtit, dje ishte një marshim epik për katër orë. Një mirënjohje të jashtëzakonshme kam për të gjithë ju, që ishin pjesë e kësaj ngjarje historike.

Shumë prej jush ishin të rraskapitur nga gazi dhe dhuna dhe shantazheve dhe presioneve dhe ndalimeve të paligjshme nga banditë me uniformë.

Ky marshim protestë, dikush tha ishte 9.7 km, manifestim shprese për të gjithë shqiptarët. Ky ishte një mesazh kombëtar i qartë dhe i prerë dhe në vecanti për pengmarrësin e Shqipërisë. Nuk do të ketë asnjë hap pas, vetëm përpara.

Falenderoj socialistët që iu bashkuan dje protestës, disa i takova, duke dhënë një mesazh të qartë, kjo është beteje për transforimin e Shqipërisë” tha ai.

Betejen do ta vazhdojme deri ne fitore.Miqte e partneret tane strategjike jane te angazhuar per zgjidhjen e krizes.

U kam komunikuar atyre se e mirepres angazhimin e tyre per zgjidhjen e krizes politike ne vend.

“Në 24 orët e fundit përmes telefonave jam njohur me kontaktet e miqtë ndërkombëtarë për të dalë nga kjo krizë, që shkaktari këtë destabilizim po e shtrin edhe në rajon.

U kam komunikuar se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare për të zgjidhur krizën. Largimi i Ramës i hap rrugën këtij procesi.

Gati për të diskutuar edhe mbi detyra dhe aspekte të tjera Kushtetuese dhe zgjedhore të mos marrin peng zgjedhjet”.