Dita e diel për Partinë Demokratike ka rezultuar me një ngarkesë pune ndryshe nga zakonisht.

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një mbledhje me Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar, në selinë blu. Në fokus të këtij takimi janë disa prej temave “të nxehta” të aktualitetit, si kriza e thellë politike dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Basha gjithashtu iu ka kërkuar të gjithë ish-deputetëve që të jenë gati për protesta. Kjo po bëhet, pasi opozita pas datës 18 tetor ka paralajmëruar një protestë masive. Burime brenda mbledhjes thanë janë shprehur se kreu i opozitës Basha është ndalur në tri pika kyçe, që do të ndihmonin për zgjidhjen e krizës së thellë politike, siç janë:

Raporti i OSBE/ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme.

Pika e dytë është që asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

Pika e tretë ka të bëjë me përgatitjen e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sëbashku në një ditë të vetme. E gjithë partia, jo vetëm forumet, sipas Bashës duhet të zbresë në terren dhe të nis përgatitjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizës që ka përfshirë vendin

Artikulli paraprakZGJEROHET HARTA E MBETJEVE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE
Artikulli tjetërSPIROPALI: SHUMICA E VENDOSUR PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT