Reforma zgjedhore është pika ku mazhoranca dhe opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamentare bien dakord, të paktën në letër. Nisur nga kjo, OSBE ditën e sotme ka thirrur në një tryezë të përbashkët në datën 25 shtator për të diskutuar një nga reformat më të rëndësishme, atë Zgjedhore, ku ftesa mësohet se i është dorëzuar edhe PD-së dhe partive të tjera politike që kanë dalë nga parlamenti.

Megjithatë pyetur lidhur me këtë çështje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ende nuk ka marrë një ftesë, teksa ka vënë theksin se kriza politike nuk mund të zgjidhet vetëm me një tryezë.

Ndërkohë Lideri demokrat Lulzim Basha ka bërë sot premtime ‘elektorale’ duke deklaruar se në 6 mujorin e parë të qeverisjes së PD paga minimale e punonjësve do të rritet në 300 euro ndërsa në katër vitet e para të qeverisjes ajo do të bëhet 400 euro. Këtë deklaratë Basha gjatë fjalës së tij në Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Artikulli paraprakEMIGRACIONI MBYLL DY SHKOLLA NË DAJÇ
Artikulli tjetërNIS FAZA E GRUPEVE NË CHAMPIONS, SURPRIZA NATËN E PARË