OPOZITA, PO “KOPJON” OPOZITËN E DJESHME QË SOT ËSHTË NË PUSHTET.Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ne Shkodër,

edhe pse ishte e paralajmëruar për qytetaret dhe mediat ka sjell edhe një hap tjetërkësaj radhe atë te bllokimit te mediave për të ndjekur nga afër takimin e liderit të partisë demokratike me qytetaret Shkodrane.Një praktike e re e kësaj force politike qe faktikisht ngjan me opozitën e djeshme. Stafi I kryetarit te PD-se është kujdesur me shpejtësi qe te spostojë kamerat e televizioneve lokale dhe kombëtare ne mënyre që gjithçka te pergatitet nga stafi I medias së partise demokratike. Mediat janë lejuar vetëm për disa momente që të marrin pamje nga larg, madje është premtuar qe vizita e plote e Bashes ne Qarkun e Shkodrës do ti përcillet media-ve, por jo sot, gjate se dielës. Star Plus, ne ketë mënyre i kërkon ndjese te gjithë teleshikuesve, sepse ne pamundësi per ndjekur ne çdo hap vizitën e kryetarit te Partise Demokratike do te jete e detyruar qe hallet e qytetareve, por edhe deklaratat politike te liderit Basha,te transmetohen ne edicionet e se dieles ne Star Plus, nga ajo cfare do te serviret nga stafi mediatik I kryetarit te Opozites. Është hera e pare, që në Partine Demokratike vendoset nje rregull I tille, nderkohe qe mediat duhet te presin te dielen qe te percjellin ate cfare Basha tha të Shtunën në Shkodër!

 

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/4mfXDqvdSdU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]