Kryetari Lulzim Basha nga Kongresi i CDU në Lajpcig deklaroi se temë diskutimi kryesor në takimet e ti me përfaqësues të lartë në Bundestag ishte hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“‘Kam pasur rastin të takoj drejtues dhe emra të njohur që janë kontribues të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Sot pres të takohem kryetarin e partisë dhe ministrin e Mbrojtjes, në fokus të bisedave është çështja e integrimit dhe hapja e negociatave duke falenderuar CDU gjermane për mbështetjen.

Rrugën e Bundestagut, plani me 9 pika për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kanë kërkuar mbështetje, më kanë konfirmuar në të gjitha takimet që kam pasur këtu. Me Mc Alister, si dhe me figurat e tjera. Kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte dhe për planin e Bundestagut si dhe mbështetjen e PD.

Dje dhe sot në fokus ka qenë plani ekonomik i PD. Edhe Shqipëria ashtu si Serbia të jetë në gjendje të krijoi vende pune. Edhe në sektorin e teknologjisë dhe industrisë Gjermane.” tha Basha.

Kryedemokrati ka theksuar se plani me 9 pika i Bundestagut gjerman do të shërbejë si një udhërrefyes për Shqipërinë. Ndër të tjera Basha theksoi se do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plotë, sa i takon nxjerrjes së vendit nga kriza.

“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.

“Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë”. përfundoi Basha.

 

Artikulli paraprakMETA: POLITIKA S’PO MBAN PËRGJEGJËSI, TË HËNËN DO JU PROPOZOJ IDE KONKRETE PËR REFERENDUMIN!
Artikulli tjetërVRASJA E 55-VJEÇARIT LAZER ARRA NE DUKAGJIN, GJYKATA LË NË ‘ARREST SHTEPIE’ KUSHERININ