Basha nga Malta: Shqipëria mban rekordin për kultivimin e kanabisit, tentohet manipulimi i zgjedhjeve Kryetari i Partisë Demokratike

 

Lulzim Basha po marr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane që po zhvillohet në Maltë. Gjatë fjalës së tij në Kongres, Basha deklaroi se Shqipëria është vendi i parë në Europë për kultivimin dhe trafikimin e kanabis sativës. “Shqipëria është vendi i parë për prodhimin e marijuanës. Në 75% të territorit janë kultivuar dhjetëra parcela droge. Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krimin”, tha lideri demokrat Lulzim Basha. Kryedemokratik akuzoi qeverinë Rama se do të manipulojë zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. “Qeveria po kërkon të manipulojë zgjedhjet. Nuk pranojnë votimin e numërimin elektronik. Shqiptarët ju bashkuan protestës në 18 shkurt. Beteja jonë për zgjedhje të lira do të vazhdojë”, theksoi Lulzim Basha. 

Artikulli paraprakZJARR NE NJE APARTAMENT NE SHKODER, NUK KA TE LENDUAR
Artikulli tjetërPLUMBA NË ERRËSIRË, ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT QË BËNË ATENTAT