KRYETARI I PD-së MERR PJESË NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEMOKRATËVE .

 

Nga Shkodra, qytet i cili nuk u dorëzua asnjëherë para antivlerave, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi kërcënimin që po i bëhet sot vlerave të demokracisë. Ky alarm nuk përcillet vetëm nga PD, tha zoti Basha, por edhe nga aleatët e Shqipërisë mes të cilëve dhe SHBA. Lideri i demokratëve solli në vëmendje qëndrimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në letrën drejtuar senatin ku shprehte shqetësimin për vonesat në emërimin e ambasadorëve në disa vende strategjike mes të cilave dhe në Shqipëri ku vlerat e përbashkëta demokratike janë kërcënuar.

Kryetari i PD-së ka shprehur vendosmërin e çdo demokrati dhe të çdo shqiptari për të mbrojtur vlerat e demokracisë të cilat u fituan me sakrifica të mëdha nga shkodranët dhe gjithë shqiptarët.

Me praninë e tij në Shkodër Lulzim Basha i ka hapur rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së në Shkodër si një ndër bastionet e kësaj partie që do të nisë ngritjen e saj në shkallë kombëtare.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PD, KANDIDATËT SHPALOSIN PROGRAMET
Artikulli tjetërVICTORIA NULAND NË TIRANË