Basha: Nuk pranojmë një reformë fasadë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur pasditen e sotme fjalimin e radhës nga çadra e protestës së opozitës, duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lëvizë nga qëndrimet e tij. “Nuk do të pranojmë një reformë fasadë në drejtësi. E vetmja rrugë është demokraci dhe drejtësi e vërtetë së bashku”, ka thënë Basha. Për të arritur këtë, ka theksuar Basha, është jetike mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Jemi këtu që të garantojmë kushtet për një garë të ndershme, jo për pushtetin e PD-së. Kjo betejë është më e madhe se opozita, ajo përfshin çdo shtetas shqiptar”, ka thënë Basha, ndaj sipas tij vendi ka nevojë për një qeveri teknike. “Vendi është në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të krimit dhe drogës. Zgjidhja për të daë nga kjo situatë është vetëm një, zgjedhje të lira përmes një qeverie teknike”, ka thënë Basha. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, kryetari i opozitës ka thënë se, në Shqipëri ka dy shoqëri civile, njëra e tendave të parave të pista; tjetra e lirisë. Së shpejti, ka paralajmëruar ai, OJQ-të e parave të pista do të përballen me republikën e re.

Artikulli paraprakKAPEN SHQIPTARËT NË ANGLI, KISHIN KTHYER SHTËPINË NË ‘PARCELË KANABISI’
Artikulli tjetërSHTYHET AFATI PËR NGRITJEN E KOMISIONEVE TË VETTINGUT.EDHE 7 DITË KOHË AVOKATIT TË POPULLIT PËR KANDIDATURAT