BASHA: DYSHJA RAMA – META PO VARFËROJNË ÇDO DITË SHQIPTARËT. Lulzim Basha, ka qene sot ne Shkoder, ku ka prezantuar kandidaten e PD për bashkinë. Kandidatja e zgjedhur nga PD për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës është deputetja Voltana Ademi.

Ne prezencen edhe te qindra simpatizanteve dhe anetareve te Partise Demokratike ne Shkoder, Basha pervec prezantimit te zonjes Ademi para shkodraneve, ka hedhur akuza edhe ndaj dyshes qeverisese Rama Meta. Me tej Basha ka deklaruar se me Voltanen, Shkodra e ka te sigurte zhvillimin. Nderkohe, kandidatja tashme e zyrtarizuar Voltana Ademi, ka deklaruar se Shkodra eshte ne rrugen e duhur te zhvillimit dhe se bashku me te, qytetaret e shkodres do te bejne te mundur zhvillimin e metejshem te ketij qyteti. gjate ketij takimi, kryetari I PD-se Basha tha gjithashtu se Shkodrën e pret një sfidë jo e vogël e cila ka kapërcyer zullum pas zullumi për ti dhënë shancin Shkodrës të ecë përpara. Koalicionin dhe qeverisjen Rama-Meta Basha e ka cilësuar si një të keqe që gatuan me arrogancë krizën ekonomike. Referuar eksodit, Basha ka thënë se ne jemi në krye të listës si azilkërkues në vendet e Evropës pas Sirisë.

Artikulli paraprakKRAJA: ULET NDJESHËM NUMRI I APLIKUESVE PËR SUBVENCIONET
Artikulli tjetërBAZHADARI: BIZNESI I VOGËL MUNDËSI ZHVILLIMI