Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke ju referuar shoqërimeve dhe procedimit penal nga policia të disa protestuesve, thotë se asgjë nuk do ta ndalë Partinë Demokratike për të larguar qeverinë.

Basha shkruan se përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi, që e cilëson si kriminal.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi për shoqërimet në polici dhe procedimet penale, të disa protestuesve të 16 marsit. N

ë një postim në Facebook, ai thotë se asgjë nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin për Shqipërinë si gjithë Europa.

Basha: “Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit”

NëFacebook Basha shkruan se të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë.

Basha: “Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë”

Kreu i Partisë Demokratike thotë se për qeverinë dhe bandat që sipas tij janë të lidhura me të, ka filluar numërimi mbrapsht.

Artikulli paraprakVOLEJ, FITOJNË EKIPI I MESHKUJVE DHE FEMRAVE TË VLLAZNISË
Artikulli tjetërEKZEKUTIMI I ISH-TË DËNUARIT POLITIK PËR NJË BORXH TË PASHLYER