Në një bashkëbisedim me gazetarët kreu i Partisë Demokratike u shpreh se kjo është java e fundit ku sipas rregullores së kuvendit duhet të nisë shqyrtimi i nismës kushteutese për të amenduar kushtetutën që edhe politikanët ti nënshtrohen vettingut.

‘Krimi ka depërtuar në nivelet më të larta të qeverisjes. Kabineti i Ramës dhe Kuvendit,eshte në funksion të aferave korruptive. Kriminelët lirohet e nuk ndiqen penalisht dhe tenderat i jepen një dore banditësh që sot kanë depërtuar në ekonominë e vendit.” – u shpreh Basha

“Jemi në kushtet kur kemi Cyrben, i provuar si anëtar i bandës së Shullazit, dhe nuk pëson asgjë mbetet në Kuvend. Kemi Fatmir Xhafën, të vërtetuar që ndihmoi të vëllanë ti fshihet drejtësisë italiane, derisa e denoncoi opozita, e vijon të mbetet ministër i Brendshëm me vëllain trafikan droge.

I vetëvritet edhe shoferi me 17 mijë euro orë në dorë.- vijoi më tej kryedemokrati, ndërsa theksoi se jemi në kushtet e një grushti shteti

Në vijim Basha sulmoi prokurorinë e gjykatat ndërsa tha se ato janë vënë tashmë në shërbim të Edi Ramës.

“Gjykata ka pushuar së vepruari, policia ka pushuar. Kemi Taulant Ballën, edhe këtu prokuroria nuk vepron. Prokurori e korruptuar e shantazhuar e blerë dhe e shitur, duhet të kishte hapur prej kohësh hetimet për Toyta Yaris, Prokurori e blerë shërbëtore e mjerë e Ramës. Alket Hyseni ka grabitur prona

Arben Ahmetaj me inceneratorët, Damian Gjiknuri i filmuar me kriminelë, vijojnë të jenë ministra të Edi Ramës. Vangjush Dakos, i mbylli hetimet, kamikazja e Ramës në Gjykatë dhe e e Xhafës në Prokurori.