Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bën thirrje Ramës të gjejë “mafiozët që përdorën armët ndaj gazetares Klodiana Lala.

Ai zbulon se plumbat kanë goditur dhomën ku flejnë vajzat e gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë.

“Mesazhi mafioz është i qartë. Kush del nga reshti nuk i bindet e pret plumbi. Kemi vetëm një rrugë për të fituar betejën duhet të qëndrojmë dhe të përballemi.

Sa herë media hesht krimi lulëzon, sa herë shoqëria hesht krimi qeveris” tha Basha.

Artikulli paraprakEDICIONI I NËNTË I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”
Artikulli tjetërRAMA: E PATOLERUESHME BARBARIA MBI SHTËPINË E GAZETARES KLODIANA LALA