Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama nuk pranon përgjegjësitë. Në një reagim në tëitter, opozitari Basha thotë se Rama ka dështuar, ndërsa pas refuzimit që i bëri Evropa tani do ta refuzojnë edhe qytetarët.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar.

Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha në twitter.

Artikulli paraprakPERINE: VLLAZNIA DUHET TË LUAJË MË ME AGRESIVITET
Artikulli tjetërKEPI I RODONIT JEPET ME KONCESION