Nga Vlora, ku kryeministri Edi Rama kandidon i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë socialistë, Basha ftoi sërish Ramën në debat publik për të ballafaquar planet ekonomike për 4 vitet e ardhshme. Basha tha se me programin e PD e planin e tij ekonomik do të marrë fund emigrimi masiv por dhe do të ketë frymëmarrje për fermerët dhe bizneset.

Lulzim Basha: “ E di që s’merr vesh fare nga ekonomia, e kuptoj që kjo ka lidhje me injorancën. I shite sapunin për djatht qytetarëve. Eshtë koha të dalësh para shqiptarëve në debat dhe tu tregosh. E vetmja zgjidhje është plani im ekonomik, Republika e re që po vjen. Plan ekonomik që është i ngjashëm me atë të Trump” Ka frikë të përballet me të vërtetën dhe mendon se do ta çoj fushatën me gënjeshtra. Ka timonin pa motor, Timon lodër që të luajë në kurrizin tuaj”

Basha akuzon Ramën se nuk ka plan për Vlorën por plan për interesat e tij, madje dhe Lungomarja sipas Bashës ka qëllim rritjen e përfitimeve të tij.

Lulzim Basha:Ku e ka By Pass e Fierit? Nuk ka plan për Vlorën por plan për veten e tij, Lungo marja është plan për përfitimet e tij. Kush do sillte më shumë turistë ? Rruga nga Rinasi në Vlorë apo Lungomarja. Së pari duhet ngritur By Pass pastaj aeroporti i jugut, dhe përmirësimi i portit të Vlorës. Zerimi i tvsh për paketat turisitkë për turistë jashtë vendit. Investime në infrastrukturë që ndihmojnë Vlorën. Investime në bujqësi. Bujqësia e Vlorës ëhstë lënë në mëshirë të fatit, do subvencionojmë fermerët

Artikulli paraprakVIKTIMAT E LONDRËS MUND TË MOS IDENTIFIKOHEN KURRË
Artikulli tjetërNDEROHET NGA PRESIDENTI, FATBARDHA SARAÇI MULLETI