Në prag të protestës së nesërme, Basha kishte një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

“Halli hallit nuk i ngjan, po i bashkon fakti që jetojnë në një vend anormal me politikë dhe qeveritarë anormalë. Pse ndodh kjo, pse ndihen kaq të shkëputur nga qeveria, të gjitha krizat i bashkon humbja totale që e bën një shoqëri bashkë.

Kjo ka humbur se prej 6 vitesh vendi sundohet dhe fatin nuk e ke në dorën tënde dhe ligjit. Po ky sens i drejtë, kjo ndjenjë e mungesës së normalitetit mora forma dramatike mbrëmjen e kaluar. Junta kriminale për protestuesit, por për të gjithë qytetarët e Tiranës, që dje bashkë me fëmijët e tyre kanë marrë doza të larta të gazit helmues lotsjellës, që u përdorën bashkë me dhunën e pafre kundër protestuesve.

Me mirëkuptim që tregoi për rrahjen barbare të numrit tre të PD-së tregoi kush ishte urdhëruesi.

Në prag të protestës nesër dua ti bëj një paralajmërim (Ramës), mos i kalo caqet, mos bëj të fortin pas autoblindave dhe gazit, harroje që do të mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh që të kesh fatin e Nikolla Gruevskit (Ish-kryeministri maqedonas qe kerkoi azil ne Hungari).

Për të ardhur te demokracia janë prerë koka mbretërish” deklaroi Basha.

Kryetari i PD-së, Basha tha se kryeministri Rama është në panik, ndërsa plani i tij është që të shkurajojë opozitën.

“Dosja 339 dhe 184 janë themeli i ngrehinës së të keqes i të keqen që ka zaptuar Shqipërinë. Që rruga të hapet duhet që kjo të shembet me themel. Por që të hetohet 339 dhe 184 duhen prokurorë të pavarur. Gjiknuri duhet të ishte në burg si organizatori i shit blerjes së votave.

Ai është sot kreu i fushatës elektorale për të ashtëquajtura zgjedhje lokale të 2019. Po ashtu Balla, Ulsi Manja duhet të ishte në burg. Rama propozon ta cojë të keqen më thellë, të diktojë një tjetër proces zgjedhor që kryetarët e bashkive të jenë produkt i bashkëpunimit të Ramës me kriminelët dhe oligarkët.

Rama sot në panik total foli me tone të ulura, plani i tij është i qartë, të godasë dhe frikësojë përballjen qytetare dhe për këtë i duhet të shkurajojë opozitën.

Në vend që në burg të ishte Gjiknuri, u arrestua Klevis Balliu se doli në krah të qytetarëve. Kjo është arsyeja e rrahjes barbare të Dollapit”.

Artikulli paraprakAKTORJA MË E BUKUR E TË GJITHA KOHËRAVE
Artikulli tjetërNUK ËSHTË BETEJË PËR KARRIGE…’, BASHA TREGON PSE NUK DËGJOI KËSHILLAT PËR TË HYRË NË ZGJEDHJE