Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Agjencia Fitch e liston Shqipërinë si vend të rrezikshem për të investuar.

Në një status në Facebook, kreu i PD shprehet se mundësitë e Shqipërisë për të tërhequr investimet po zvogëlohen.

Basha: Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.