Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet sot në Bruksel ku po merr pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor.

Mësohet se kryedemokrati Basha do të takohet me lider të partive të djathta evropiane, ndërsa në fokus të axhendës së tij do jetë situata poltike dhe denoncimi i lidhjeve që sipas tij qeveria ka me krimin e organizuar.

Një ditë më parë ai i bëri një apel Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Taulant Ballës dhe arrestimin e Ardi Veliut dhe vartësit të tij në policinë e Fierit.

Artikulli paraprakNISIN PUNIMET NË AKSIN VORË-RINAS-FUSHË KRUJË, JA SI DEVIJOHET TRAFIKU I AUTOMJETEVE
Artikulli tjetërAPELI LË NË BURG ISH-DREJTORIN E HIPOTEKËS SHKODËR