Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të marrë pjesë sot në Konferencën Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE.

Siç njofton zyra e shtypit të PD-së, Basha do te jetë folësi kryesor në këtë konferencë që do të nisë në orën 9:30.

Në takimin ku do të diskutohen temat “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?

Roli i gruas në Procesin e Integrimit” marrin pjesë edhe Doris Pack, Presidente e EPP Women si dhe Patrick Voller, Sekretar për marrëdhëniet me jashtë të PPE.

Artikulli paraprakARRESTIMI I MJEKËVE NË SHKODËR, BARDH SPAHIA: NJERIU QË SHKATËRROI SHËNDETËSINË VIJON TË JETË I LIRË
Artikulli tjetërSHIFRAT/ SA FAMILJE DOLËN NGA SKEMA E NDIHMËS EKONOMIKE