Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj kryedemokratit Basha se ky i fundit nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017.

“Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.

Ndërsa sipas PD, Balla është një lolo i vogël që Edi Rama përdor çdo ditë për të mashtruar njerëzit .

“Taulant Balla ka shpifur dhe mashtruar sot kundër Lulzim Bashës. Është një lolo i vogël që Edi Rama përdor çdo ditë për të mashtruar njerëzit që ata të mos mendojnë për Saimir Tahirin, Agron Xhafajn, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon. Regjimi i banditëve në pushtet mund të mbahet në këmbë vetëm me shpifje, mashtrim dhe manipulim, sepse e vërteta i rrëzon dhe do t’i rrëzojë. Atëherë shqiptarët do të clirohen dhe argëtohen me fundin qesharak të lolove si Balla,” tha zëdhënsja e PD, Ina Zhupa.

Artikulli paraprakTIRANA RREZIKOHET NGA SULME TERRORISTE, JA ÇFARË PARALAJMËROJNË MEDIAT IRANIANE
Artikulli tjetërTURQIA PRESION SHQIPËRISË: LARGONI KREUN E KMSH, SKËNDER BRUÇAJ