Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se këto 5 vitet e fundit kanë qenë të humbura për Shqipërinë. I pranishëm në konferencën “Derregullimi i tregjeve” lideri i opozitës tha se shumë familjeve në nevojë iu hoq ndihma ekonomike.

Po ashtu ai tha se Shqipëria eksporton drogë dhe importon plehra.

“Shqipëria është në gjendje te vështirë ekonomike, pasi shumë familje ne nevoje iu hoq ndihma. Po ashtu po përkeqësohet klima e biznesit. 5 vitet e fundit, kanë qenë “te humbura” per Shqipërinë.

Qeveria merr vendimmarrje ne mënyrë klienteliste. Ne 5 vite nuk ka patur asnje investim te huaj. Investimet ne infrastrukturë janë thuajse zero. Kjo qeveri ka rritur borxhin publik. Bie euro dhe thotë ditën tjetër kemi ulur borxhin. Por kur të rritet euro ça do bëjnë?

Apo do ikin me një charter? Jemi kthyer në një vend që eksporton drogë dhe importon plehra”, tha Basha.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET NE SHKODER, SITUATA DREJT PERMIRESIMIT. FA NË TERREN PËR SHPËRNDARJEN E USHQIMIT PËR KAFSHËT
Artikulli tjetërÇFARË PO NDODH ME MACHU PICCHU? MISTERI QË PO TRONDIT BOTËN