Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë në një postim në Facebook se “papunësia, pensionet e ulta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve”.

“Më të varfërit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme. Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare”, shkruan Basha. “Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë. Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë”, shtoi kreu i PD-së.

Artikulli paraprakSHTETI ISLAMIK SHKATËRRON XHAMINË IKONË TË MOSULIT TË NDËRTUAR NË 1172
Artikulli tjetërDRITAN DAJTI KËRKESË NË GJYKATËN E TIRANËS PËR TË VOTUAR