Pas takimit me një grup eurodeputetësh, kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmendi tre kushtet për rikthimin e normalitetit politik në vend.

Ai iu përgjigj edhe deklaratave të ndërkombëtarëve për ruajtjen e stabilitetit në vend.

Basha: Largimi i Edi Ramës, një qeveri e përkohshme tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë rruga për rikthimin e legjitimitetit politik të institucioneve në mënyrë që të zgjidhen nga njerëzit dhe të punojnë për njerëzit.

Në këtë fazë të rëndësishme ku ndodhet vendi ynë, në këtë fazë ku synohet çelja e negociatave për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian, detyra jonë është t’ju shpjegojmë se përqasja e stabilitetit mbi demokracinë ka dështuar dhe si rezultat i tolerimit të Edi Ramës,

për futjen e kriminelëve në Parlament në vitin 2013, mbjelljen e kanabisit në vitin 2015, kalimi nga marihuana tek heroina dhe kokaina, tani tek pastrimi i parave dhe kthimi i krimit të organizuar në faktor vendimtar në procesin elektoral, ka shkatërruar stabilitetin e vendit.

Më herët, kreu i delegacionit dhe Eurodeputeti i Partisë Popullore, Tune Kelam i ka kërkuar qeverisë dhe opozitës që të zgjidhin situatën e krijuar javët e fundit me anë të dialogut konstruktiv.

“Ne dënojmë me forcë retorikën politike që nxit dhunën dhe i kërkojmë opozitës që të riangazhohet me jetën parlamentare. Qeveria dhe opozita duhet ta kapërcejnë këtë situatë nëpërmjet dialogut konstruktiv.”

Në Shqipëri ata parashikohet të takojnë Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Shqipërisë, 7 eurodeputetët do të udhëtojë drejt Shkupit.