Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në një deklaratë për median pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar.

Basha deklaroi qëndrimin e PD-së kundër pr/ buxhetit të 2018 të cilën ai e quan buxhet i pastrimit të parave të pista. Për ta ndalur këtë pr/buxhet Basha prezantoi disa nisma.

Lulzim Basha: “Nesër Edi Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e pastrimit të parave të pista, të varfërimit të fermerëve, rrënimit e mëtëjshëm të shëndetësisë, ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 milionë euro si skemë mafioze korruptive. Qëndrimi i PD-së është kundër këtij projekti. Buxheti është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie, dhe ne nuk do të lejojmë të zbatohet.

Pjese e këtij qëndrimi do të jetë dhe dita e nesërme ne parlament ku do të paraqesim disa amendamente.

Artikulli paraprakMINISTRI DITMIR BUSHATI VIZITË PUNE NË SHBA
Artikulli tjetërRRITJA E KINËS DHE RILINDJA E RUSISË PARAQESIN RREZIK TË SHTUAR LUFTE