Pas takimit me qytetarët e Vorës, kreu i PD Lulzim Basha është ndalur në protestën e banorëve të unazës së re, nga ku ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e tyre në protestën e 16 shkurtit.

Ai i bëri thirrje Edi Ramës të largohet nga karrigia e qeverisjes deri në datë 15 shkurt.

“Me 16 shkurt nuk është më koha për fjalë. Të vërtetat tashmë kanë dalë. Edi Rama do t’i japë zgjidhje krizës duke u larguar vetë.

Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia që i kanë falur kriminelët, t’i hapi rrugë zgjidhje krizës politike, qeverisë tranzitore, zgjedhjeve të parakohshme, parlamentit të qytetarëve, qeverisë së qytetarëve.

Prej 16 shkurtit ka vetëm një forcë që vendos, forca e qytetarëve të bashkuar”

Artikulli paraprakARDIAN FULLANI MERR POST NË BANKËN QENDRORE TË MALIT TË ZI
Artikulli tjetërKAPEN 34 KG MARIHUANË, ARRESTOHET 24 VJEÇARI SHQIPTAR