Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e Kurban Bajramit duke u shprehur se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti.

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin!

Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakPËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT I RIU SHKODRAN QË HUMBI JETËN NË TRAGJEDINË E GENOVAS
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ‘LËKUNDET’ GJATË NATËS, KU U REGJISTRUAN DY EPIQENDRAT E TËRMETEVE