Kryetari i opozitës Lulzim Basha nga Manza e Durësit, i bëri të qartë qytetarëve në takim se merita për largimin e minsitrit Fatmir Xhafaj është vetëm e opzoitës falë presionit të saj.

Basha: Është rezultat i një faktori, betejës dhe luftës pa kompromis të Partisë Demokratike dhe opozitës dhe qytetarëve rreth nesh.

Përtej të gjithë skenarëve për dorëheqjen e Xhafës, Basha ishte i sigurtë se minsitri u largua për t’i ikur përgjegjësisë së manipulimit të provave për cështjen e të vëllait të tij, ndërsa pika kulminante sipas kreut demorkat ishte mosarrestimi i kryebashkiakur të Durrësit Vangjush Dako.

Dako: Fatmir Xhafaj, si një vasal i vërtetë i Edi Ramës nuk pati guximin të arestonte Vangjush Dakon. Dhe ky ishte momenti kur Fatmir Xhafaj nuk kishte asnjë alibi për të qendruar në karrigen e ministrit të Brendshëm.

Me të njëjtën gjuhë si në ditët e kaluar, vetë Dako iu përgjgij me një status në facebook, ku i rikujtoi kreut demokrati padinë që do të ngrejë në gjykatë për deklaratat e tij.

Dako: O Lulzim o toçi i Saliut! Po si mund të vish në Durrës si ata fuksat e viteve 80 me pantallona doku dhe gjuhën si peshk rezervati? Është e thjeshtë se ti je një peshk rezervati dhe më e shumta mund të të hajë Salianji se Saliu s’bëhet llaf..

Po ato që përsërite prapë si skapamento e prishur ishalla s’do ti kesh harruar kur të vish në gjyqin e radhës. Ik fli gjumë tani tek vaska e peshkut ku të rrit Saliu me Kunatin, se Dakon këtu e ke, në Durrës me telefon në dorë ditë-natë o toç!

Artikulli paraprakRENEA VRET SHTETASIN GREK KOSTANDINOS KAÇIFA
Artikulli tjetërPOLICIA HYN ME FORCË NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK PRIVAT