Kreu i PD, Lulzim Basha është i bindur se në 13 tetor duhet të ketë zgjedhje të reja. Ashtu siç ka deklaruar edhe Presidenti, 13 tetori duhet të jetë dita për të zhvilluar 3 palë zgjedhje, duke zgjidhur ngërçin politike.Ne nje prononcim per gazetaret Basha zbuloi edhe disa detaje nga takimi me Presidentin

Ndërsa për takimin e aleatët, Basha tha se është diskutuar për aksionin e mëtejshëm politike, që sipas kreut të PD do të jetë në disa rrafshe.

Presidenti Ilir Meta ka shpallur 13 tetorin si datë të zgjedhjeve vendore, me një dekret të vlerësuar nul nga ana e mazhorancës, njëjtë si ai që zhdekretoi 30 qershorin. Por ofertën për zgjidhjen e krizës politike, Meta e bëri duke propozuar tre zgjedhje më 13 tetor, të cilat janë pranuar nga partia që drejtohet nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundi, edhe nga Lulzim Basha.

Nuk dihet se si do të vijojë ky proces, por opozita dhe Presidenti tashmë janë duke diskutuar për hapat e radhës të aksionit të tyre.

Mazhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta përmes një komisioni parlamentar hetimor, por kreu i shtetit ka deklaruar se nuk e lëshon karrigen e Presidentit deri në 2022 kur përfundon mandati i tij i plotë.

Artikulli paraprakVELIPOJË, MINISTRAT FAJËSOJNË BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërAVOKATI DACI: THELLOHET SKANDALI I VOTIMEVE NË VAU-DEJËS