Pas disa javëve bllokim për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, më në fund është hapur rruga në Dukagjin që bën lidhjen me njësitë administrative Pult, Shosh, Shalë me qytetin e Shkodrës. Bashkia Shkodër jep lajmin dhe bënë me dije se puna për hapjen e rrugës ka zgjatur për disa ditë.

Në njoftimin zyrtar të bashkisë thuhet se:

Pas një pune të pandërprerë për shumë ditë me rradhë, sot u bë e mundur hapja e rruges së Dukagjinit që lidh njësitë administrative Pult, Shosh, Shalë me qytetin e Shkodres. Njihen vështirësitë e trashëguara, terreni i thyer, natyra e dimrit, sasia dhe kohëzgjatja e reshjeve të borës.Nisur nga këto rrethana, Bashkia e Shkodrës,

Emergjencat dhe Mbrojtja Civile, i kanë paraprirë me masa kësaj situate, duke e mbuluar me shërbime mirëmbajtje vjetore dhe emergjence nëpërmjet kontraktimit të subjekteve të specializuara me fondet e Bashkisë Shkodër.

Bashkia e Shkodrës falenderon administratorët e këtyre njësive administrative për angazhimin e pandërprerë si dhe subjektet që kanë operuar

sipas Ministrisë së Mbrojtjes shumë akse janë janë të izoluara nga dëbora, ku problematika paraqitet situata kryesisht në zonën Veriore të vendit. Aksi rrugor rural Shkodër-Bregu i Lumit është ende i bllokuar në Malin e Shoshit, ku ka rreth 70 cm dëborë.

Drisht-Shllak vazhdon të jetë i bllokuar thuhet nga ministria e cila pretendon të kundërtën e asaj që njofton Bashkia ShkodëPas reshjeve të borës në këtë zonë të veriut të vendit, banorët bënë apel në ndihmë pasi nuk mund të lëviznin as për probleme shëndetësore.

Bora në këtë zonë shkoi rreth 1 metër, duke e bërë të padukshme rrugën.

Artikulli paraprakSHKODËR, ENDE ASNJË PUNIM PËR XHAMINË E PLUMBIT
Artikulli tjetërGENT CAKAJ ‘DE FAKTO’ MINISTËR I JASHTËM